Gazeta “Bota sot”

Kultura

Gazeta “Bota sot”

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 qershor 2025 Në ora: 06:57
Autori Adem Bytyçi

Gazeta më e fuqishme shqiptare,

intelekti dhe arsyeja

e ekzistencës së identitetit tonë,

tridhjetë vite të rrugëtimit të saj,

ku ka kaluar e ardhmja e shqiptarëve

nën terrorin e sundimin mizor serb.

"Bota Sot",

gazeta që i doli zot Kosovës

në çastet më të rënda

të historisë së saj,

kur regjimi serb

masakronte fëmijë, gra

e pleq në trojet tona.

Gazeta "Bota Sot",

ishte dritarja e vetme

e informimit të botës së qytetëruar,

në fillimin e mizorive

të pushtetit serb

kundër popullit shqiptar në Kosovë.

Ajo që sot

është bërë traditë,

s’ka asnjë medium tjetër

kudo që ka shqiptarë

me më shumë lexues

se gazeta "Bota Sot" —

gardianja e fjalës së lirë,

mbi të gjitha fushatat

që kalon kombi shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat