A ka më tmerr,
se mos me ia dashur
t’mirën atdheut?!
Shumë kush mori pjesë në luftë,
vdekjes i shpëtuan,
duke ikur nga betejat.
Pas luftës,
n’emër të saj — u pasuruan.
Por edhe më keq se kaq:
ka të atillë
që nuk morën pjesë në luftë fare,
me korrupsion,
e allash-vereshe,
blenë tokat e Kosovës
me çmime qesharake —
pastaj ia shitën vetë Kosovës
me çmime astronomike.
U pasuruan vetë
në vendin ku
qytetarët jetojnë
shumë keq.