Kush e dha atë lajm
të rremë,
që i frikësoi pozitën
e opozitën,
të cilët donin të mbanin
seancën e 42-të
për ta konstituar Kuvendin?
Paniku ishte i madh,
deputetët e kësaj legjislature
iknin me vrap në çdo anë,
por jo nga brenga,
se për shkak të këtij
lajmi të rremë
nuk do të mund ta konstituonin Kuvendin
për të 42-tën herë,
por nga droja se kësaj radhe
do t’iu mbesnin
meditjet pa marrë.
Jo vetëm në Kosovë pas luftës,
por në asnjë shtet në botë
nuk ka ndodhur
që pas zgjedhjeve
përfaqësuesit e popullit,
edhe pas 42 seancave,
të mos e konstituojnë Kuvendin,
duke e lënë shtetin
dhe qytetarët e tyre
pa institucione dhe Kuvend.
Kjo legjislaturë
është shembulli më i keq
në historinë e një shteti
në botë
dhe e keqja më e madhe
që i bëhet një populli
i cili ka vuajtur aq shumë.