Themeli i hegjemonizmit serb
antishqiptar, nga një polak Çartoreski
dhe serbi Garašanin,
mbetet edhe atëherë
edhe sot:
“Themeli i hegjemonizmit serb antishqiptar”,
i themelimit të Serbisë së Madhe
nga Dalmacia deri në Durrës,
duke përfshirë edhe tokat
e popujve të tjerë joserbë.
Ky synim serb hegjemonist
edhe sot frymon
në politikën e shtetit serb.
E pret momentin
për t’u ndezur,
në mënyrë që Serbia,
me përkrahjen e Rusisë,
ta bëjë Ballkanin
tym e flakë
dhe mbi gërmadhat e tij
ta ngrejë Serbinë e Madhe
nga Dalmacia në Durrës,
duke aneksuar tokat shqiptare.
Ata që kanë
dy mend në kokë
e kanë kuptuar
se Aleksandër Vuçiqi i Serbisë
dhe Edi Rama i Shqipërisë
menduan me “Ballkanin e Hapur”
ta themelonin pa luftë
Serbinë e Madhe.
Por, për fatin e mirë
të shqiptarëve në rajon,
kjo platformë hegjemoniste
për krijimin e Serbisë së Madhe pa luftë
nuk funksionoi.
Serbia, “Naçertania”,
gjithmonë, edhe kur është në gjumë,
e mban nën kokë,
duke ëndërruar
se një ditë
Serbinë e Madhe
do ta bëjë REALITET.