Harresa e përsërit të kaluarën e idhtë

Kultura

Harresa e përsërit të kaluarën e idhtë

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 korrik 2025 Në ora: 17:25
Autori Adem Bytyçi

Ka kombe në botë

që pas fitores së lirisë

kanë harruar vuajtjet —

dhe historia u është përsëritur.

Ka shtete të njohura,

që sot më nuk ekzistojnë.

Lutemi që shtetin tonë

ta ruajë mendja,

e jo ta fundosë politika.

Kosovë,

mos lejo

që në këtë nivel

të na zbresë harresa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat