Shteti, për themelimin e të cilit
është derdhur një oqean gjak,
është shteti i Kosovës,
me të cilin sot
tallën pozitë e opozitë,
duke e lënë këtë shtet
pa qeveri dhe kuvend.
Ata që sakrifikuan
jetën për lirinë
e këtyre që i lanë pas,
dëgjohen duke kuvenduar
në varre me njëri-tjetrin:
"Ku shkuam, pse vdiqëm?
Për lirinë e kombit dhe atdheut?
Në ferr apo në parajsë?"
Njëri u ngrit në këmbë
dhe tha:
"Këtë do ta vërtetojnë ata
që i lamë pas,
në Ditën e Gjykimit."
Nëse të gjithë në parlament
janë maskarenj,
do të jetë keq
për atdheun dhe kombin.