Vajtonë Dardania

Kultura

Vajtonë Dardania

Nga: Alush Sahitaj Më: 15 korrik 2025 Në ora: 15:59
Alush Sahitaj

Parada festive parada ushtarake parada festive

Ejani te Kodra ejani te Kodra ejani te Kodra

parolla të kuqe te zeza ngjyrë kamelioni

Nxitoni o njerëz o njerëz

Autoparlanta te biofilmi te shkolla

Qajorije, shukarije

Ma phir urde pala mande

Dehët njerëzija prehët në besë Dardania

Tymi i zinj bardhë i zinj i bardhë i zi

Vajzë e bukur eja me mua te Kodra

Kaliro lumin e thatë mos u ndalë

Të presë rrënzë Kodrës bardhë

Te Kodra te rrimë deri ne mesnatë

Te puthemi deri n 'agim cullak

Parada festive parolla rrofteë proletariati

E ku mbetë Dardania

Zog feniksi Dardania o Dardania shqiponjë me Hyll

Nuk plakët, nuk harrohet lindje e gjëmë

Zhurma te Kodra vaji te Kodra

Parakalon ushtria

flamujt e e grisur nga era

Ndalet njerëzija te Kodra e bardhë

Ne kupé te qiellit cirret njerëzija

Ekskavatororët Kodrën

çanë skelitin e parë

Skeleti i dytë veshur me në tirq

Tirqët e bardhë ,tirqët e gështenjë

Skeleti tretë me plis në ballë

Kodra me eshtëra të bardhë

Kodra me eshtëra koka të thyera të shpueme

Eshtëra, eshtëra o eshtëra

Ështëra te Kodra

Kodra e bardhë e zezë e portokalli

Dardania vajtonë

Lehin hijenat gojëhapur….

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat