Pasqyrë dashurie

Kultura

Pasqyrë dashurie

Nga: Vjollca Aliu Më: 19 korrik 2025 Në ora: 11:22
Vjollca Aliu

Si dy degë në një lis rritet shpresa
E dy zemra si gjethe lulëzojnë
Çiltërsitë e zemrave thonë
S'jemi të marrë pse dashurojmë.

Sa e vlerë kjo e pastra dashuri
Sa madhështia meriton kurorë
Lumturia iu lexohet në fytyra
E rrahjet e zemrave thonë se janë dashnorë.

Se kurora nuk bëhet veç me gurë diamanti
Por dashuria thuret me të kristalta ndjenja
E lumturi është kur buzët e sytë qeshin
Dhe si kordele e zjarrtë lidhen dy zemra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat