Pas kaq vitesh!

Kultura

Pas kaq vitesh!

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 korrik 2025 Në ora: 06:37
Autori Adem Bytyçi

Më rezultojnë të vërteta

Thëniet e Akademik Esat Stavilecit!

Po të ishte të shkohej në Hënë

me qifteli dhe me këngë,

ne shqiptarët

do të shkonim të parët.

Ndërkaq, kur e pyetën

në Shqipëri se çfarë kanë

të përbashkëta Shqipëria dhe Kosova,

përgjigjja e Akademikut ishte kjo:

"Shqipëria nuk di të mbajë shtet

dhe Kosova nuk di të ndërtojë shtet."

Këtë të fundit e dëshmon

seanca e 50-të e Parlamentit të Kosovës,

në të cilën nuk u arrit

konstituimi i Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat