Jemi të uritur
për fjalën e lirë si thirrje shpitërore,
Jo për fjalë boshe ne foltore.
Jemi të uritur
për zëra që dëgjohen larg,
për rregulla e ligje demokratike.
Jemi të uritur
për drejtësi që nuk frikohet nga pushteti
Dhe mbron dinjitetin njerëzorë.
Jemi të uritur
për instituciones demokratice
që nuk shitën e nuk blehen.
Jemi të uritur për të vërtetën,
për fjalën besë që s´është mashtrim,
për bukën e bardhë,
për zërin e aresyeshëm,
për dritën që shëndritë në errësirë.
Jemi të uritur për një atëdhe më gëzime,
që jeta për të gjithë të këtë kuptim.
Për shkollim e veprimet të ndritura,
Jo për veprime që mbytin popullin në heshtje.
Jemi të uritur për këngën e lirisë
Dhe për ate që na ndëron përherë.
Ishte një kohë kur liria endërrohej,
Qëndronim duke pritë agimet me diellin.
Ishim të uritur për liri.
Hijet në dritë na krijonin errësirë.
Ne sot nuk frigohem nga rrufet
Ato i kemi mposhtur njëhere e përgjithmonë.
7/25