Stina e mizave

Kultura

Stina e mizave

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 26 korrik 2025 Në ora: 12:17
Sevdail Hyseni

Kësaj vere me vapën si furrë,
vijnë mizat varg me torturë.

Na pickojnë në hundë e vesh,

rreth e rrotull midis nesh.

Në fillim nuk duken shumë,

më vonë rrjedhin si një lumë.

Në tavolina, sofra e kuzhinë,

me zukama na gumëzhijnë.

Kot mundohemi me spërkatës,
me rrjeta dhe me rrotullakës.
Por mizat s’ndalen kësodore,
si politika në fushatë zgjedhore.

Plaku që kish mizën pas veshi,

nga halli ynë me zë buzëqeshi:

- Sos gomari që na ngordhi dje,

Po s’na lanë rehat mizat, bre!

Në këtë mizëri askush s’ka faj,
mirëpo mizat e kanë më kollaj.
Ta thumbojnë njeriun nga pak,
me mision - drejt e në plagë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat