Faleminderit Kushtetuese

Kultura

Faleminderit Kushtetuese

Nga: Musa Ahmetaj Më: 27 korrik 2025 Në ora: 12:34
Autori Musa Ahmetaj

Faleminderit kushtetuese

Kësaj here ta di për nderë

Më në fund e bëre të mundur

Të shkoj në deti n'këtë verë,

Një ditë po e një ditë jo

Sa keq e kemi pasur orarin

Qe nga prillli i këtij viti

Nuk e kam parë as kopshtarin

Një ditë po e një ditë jo

Vërtet orar shumë ngjeshur

Krejt e mira e kësaj na ishte

Gjithherë me stil jemi veshur

Prore fjala konstutitive

Më është ngulitur në vesh

Si duket o akrabaja ime

Ky mandat shkoi për lesh

Ndoshta pushimi i fundit,

Në rërën dhe valët e detit

Me fëmijë e baxhanakë

Krenar në cilësi të deputetit

Kudo që jam e kudo që shkoj

Do e ndjeki vijën partisë

Dorën do e mbaj lart e më lartë

Edhe në tavolinat e ganstronomisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat