Jeta me harrimin

Kultura

Jeta me harrimin

Nga: Enver Sulaj Më: 27 korrik 2025 Në ora: 12:51
Autori Enver Sulaj

Dje, për shembull

Iku nga kjo botë edhe një njeri i mirë

Pa emër

Se ai jetonte te të gjithë ngapak

E te harrimi më shumë.

Në murin e tij të rrjeteve sociale

Ngushëllimet qenë pafund

Si grafitet pa art

Në muret e kambanares në kryeqytet.

Në Ferr nuk ka vend për të.

Ai nga Ferri iku.

27 korrik 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat