Lokalizmi

Kultura

Lokalizmi

Nga: Sevdail Hyseni Më: 2 gusht 2025 Në ora: 13:17
Sevdail Hyseni

O lokalizëm, mallkim i kombit,

që po na ndan në copa pafund!
Në flamur ngjisim lagjen tonë,

e bashkimin s’e gjejmë askund!

.
Kur bota kërkon të bashkohet,

për një të ardhme me integrim,
ne ngremë gardhe nga inatet,

në vend të urave për zhvillim.

 

Lokalisti s’njeh komb, as vizion, 

si në politikë, po ashtu në biznes.

Është një marifet që s’njeh kufij,

pos kësaj bote me shumë interes.

Në kulturë, nuk patëm gardhiqe,
nga Tërnoci, Gjakova e Lugina...
“Nga jeni?”- vjen pyetja e parë,                
prej cilit vend si quhet  krahina?

Pastaj na vijnë të gjitha privilegjet,

siç thotë partia lokaliste narrative.

Deri kur ashtu të ndarë shqiptarët,

në vilajete e mentalitete primitive?!            

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat