Dyer e dritare të hapura
Tërë kohën është ajrosur
Pritet se do të hyjë elita
Me mendje të armatosur
Prezenca e madhe e tyre
Vërtet do të bëjnë bujë
Secilin nga të pranishmit
I pret shishja me ujë
Do të ketë përshendetje
Madje duke u përqafuar
Do të ketë edhe të tillë
Duart fare pa i shtrëguar
Do të ketë diskutime
Madje edhe polemika
Problemi do te krijohet
Për emra dhe karrika
Une mendoj me ndryshe
E ju thuani cka të doni
Por sikletin më të madh
Do ta ketë MIKROFONI
Nga mikrofoni do dalin
Shumë tone trishtuese
Të gjithë deputetët engjuj
Përveç Gjykatës Kushtetuese