Mos t’harrojmë
Golgatën shqiptare,
vrasjet masive
dhe mizoritë më të rrëqethshme
të serbëve kundër shqiptarëve.
Doktrina nazifashiste raciste serbe
për shfarosjen e shqiptarëve deri në rrënjë
nuk zbatohej vetëm në vitin 1912/13,
nga establishmenti politik
dhe ushtarak serb,
që mori jetën e mbi gjysmë milioni shqiptarëve –
fëmijë, gra e pleq
në mënyrën më mizore –
por kjo doktrinë famëkeqe antishqiptare
edhe sot e kësaj dite
është pjesë integrale
e politikës serbe antishqiptare.
Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm
se Serbia, shfarosjen e shqiptarëve
e ka synim në politikën e saj aktuale,
si në të kaluarën.
Shqiptarët, për ta përballuar
këtë synim mizor serb,
mbi të gjitha duhet
ta forcojnë mbrojtjen e atdheut
dhe t’i përkushtohen unitetit
në vend të ndarjeve,
për ta amortizuar
doktrinën nazifashiste serbe antishqiptare
të shfarosjes,
të cilën Serbia e mban nën kokë edhe kur fle
në gjumë, në politikën e saj
gjakatare, raciste, antishqiptare.