Tradhtia ka emër!

Kultura

Tradhtia ka emër!

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 gusht 2025 Në ora: 17:01
Autori Adem Bytyçi

Tradhtarë janë ata,

që në Kuvendin e Republikës

aprovojnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën,

për pasuri dhe karrige pushteti,

dhe i përvetësojnë pasuritë e Kosovës për vete.

Numri i tyre është aq i madh,

vetëm qytetarët e dinë,

që i votuan në lajthim,

duke menduar se interesat e Kosovës

do t’i mbronin me dinjitet,

e jo ta tradhtonin.

Këta janë ata maskarenj,

që pas luftës janë pasuruar aq shumë

me resurset natyrore të Kosovës,

duke ia vjedhur ato vendit të vet.

Kanë vila brenda dhe jashtë Kosovës,

me mijëra hektarë tokë.

Janë politikanët më të pasur në Evropë,

në vendin më të varfër të rajonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat