Besoj se ju ka rënë në sy dhe në vesh kënga "Jam e vogël". Në sy për veshjen e saj me plot tradita e kostumografi shqiptare, dhe në vesh për zërin e ëmbël dhe interpretimin e saj. Kjo është artistja e vogël në moshë, por e madhe në projektin muzikor që ka sjellë.
Ajo quhet Albana Gojçaj, ka lindur dhe po rritet në Amerikë, por me prindër nga Malësia.
Duket si një mesazh i bukur patriotik, dhe në fakt është i tillë. Nëse e dëgjoni vetëm një herë, do ta doni fort si këngë.
Deri tani, vogëlushja me plot talent ka në treg tre këngë, ku përveç të kënduarit është edhe një kërcimtare shumë e mirë. Muzika, teksti dhe orkestrimi i këngës "Jam e vogël" janë punuar nga artisti Nikollë Nikprelaj, ndërsa videoklipi është xhiruar në Tuz nga Ilir Ahmetaj.
Në linkun më poshtë e keni videon dhe këngën, dhe ia vlen ta dëgjoni.