Kosovën e çliruan nga sundimi serb
dëshmorë e patriotë shqiptarë,
së bashku me popullin martir
vendosën themelet e shtetit tonë.
Për fat të keq, pas çlirimit,
Kosovën – atdheun tonë,
për çlirimin e të cilit
është derdhur aq shumë gjak –
e ripushtuan të korruptuarit,
hajnat ordiner.
Zapuan tokat e Kosovës
dhe brenda natës
u bënë miliarderë.
I shitën e i stërshitën ndërmarrjet e Kosovës,
madje shteteve fqinje
ua dhuruan territore të Kosovës,
për pak pushtet
e më së shumti
për t’u pasuruar vetë.
Ah, sa e dhimbshme!
Kjo plagë e Kosovës,
nga politikanët e korruptuar,
që nga çlirimi e deri më sot,
ende është aty,
duke e ndjekur pas.