Pse të mos nominohem

Kultura

Pse të mos nominohem

Nga: Musa Ahmetaj Më: 23 gusht 2025 Në ora: 21:25
Musa Ahmetaj

Thirra, dajë, teze e mbesa

Edhe disa gazetarë

Solemnisht me kandidaturë

U nominova për kryetar

Të kaluarën e kam të pastërt

Si unë nuk gjeni dot shoq

Kurrë s'kam vjedhur në tendera

Përveç kunguj dhe kollomoq

Shpesh babai më qortonte

Kur i mungonin cigaret

Nga pala e dimijave nanës

Nga njëherë ja merrja paret

Si sot më kujtohet fëmijëria

Kur mbarova klasën e pestë

Pasi kisha mësuar shkronjat

Për mua organizuan edhe festë

Edhe shumë e shumë të tjera

Në biografi nuk i kam hedhur

Përveç në shtëpinë time

Askund asgje nuk kam vjedhur

Nëse këto e të tjera kushte

Vertet merren sot për bazë

Kandidat më të mirë se unë

Kurrë nuk gjeni në këtë fazë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat