Biografia e deputetit tim
Është e pa fund
U rritë dhe u shkollua
Vetëm në katund
Sot kur fotot tuaja
I shikoj në album
Pantallonat e shqyera
Diku pak e diku shumë
Organizonim takime
Herë ne katund e në lagje
Si ta mbajmë shpirtin tuaj
Se asgjë nuk kishe në magje
Dikur kur edhe u rrite
U bëre tamam burrë
Te mirat e katundit
Nuk do I harrosh kurrë
Të hyri vetja në qejf
U bëre bylykbash
Fillove të shoqërohesh
Madje me UDB-ash
Asnje takim me ta
Kurrë nuk e huqe
Të furnizuan madje
Me librezë të kuqe
Me mish e me shpirt
Në librezë u dashurove
Edhe ditën edhe natën
Vrave, preve, sakatove
Sot e kësaj dite cdo kund
Procesverbalet ekzistojnë
Emrin dhe mbiemrin tënd
Natë e ditë e apostrofojnë
Akoma e kemi të freskët
Shpesh si lopë madje palle
Ndërimin e pushteteve
Me kundërshti u përballe
Por nuk kaloi shumë kohe
Në kokë vure gishtin
Mbizotëroi te ju logjika
Për ta shpëtuar bishtin
Me fiskulturë dhe elascitet
Kapërceve shpejt krizën
Ndërrove fotografitë në mur
Por jo edhe kornizën
Nga njëra parti ne tjetrën
Nuk të zuri bytha vend
Të shkoi kungu mbi ujë
Sot deputet në kuvend…
Biografia e juaj deputet
Akoma nuk eshte zbardhur
Te lumtë ne të lumtë
Cfarë kohe na ka ardhur