Keni kërkuar shikoni

Kultura

Keni kërkuar shikoni

Nga: Musa Ahmetaj Më: 26 gusht 2025 Në ora: 17:37
Musa Ahmetaj

Propozimi i jonë
Ishte vetëm lojë
Nuk e dham me shkrim
Por vetëm me gojë

Lojën tonë dinake
Dot nuk e kuptuat
Edhe ne u habitëm
Kur ju edhe e votuat

Me muaj të tërë
Vet e keni kërkuar
Tani keni edhe rastin
Këtë për ta shikuar

Dikur ishte sllogani
Merr, merr dhe ec
Akoma nuk dihet
Kush-kujt ia lëshoi jadec

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat