Oda, Fat i joni jo vetëm shkëlqim Por Florim me myhyr dhe xhevahir
Sofër e madhe lugësh t’mbledhura
Në Junik Zoti Bereqetin ia shtoftë.
E para dhe e lashta, vatan drejtësie
Pleqëri gjykimi traditë shekullore
Krenari unikate n’rrafsh t’Dukagjinit
Vendlindje vendimesh për pavarësi.
Carpe djem plot e përplot me Diell
Për bashkimin-forcën tonë fuqinë!
Seli bazë për zgjatjen e duarve
Ku gjaku ia falë ngjyrën gjakut
Dhe Shqiponjat kureshtare
Territoret e veta n’fokus zotërimi
Me shumë krenari gjithmonë i ruajnë
E si thesare në Shpirt i mbajnë.
Oda e Junikut traditë ndër shekuj
Pa këputje e pleqërisë vet gjykatë
Vendim pas konfliktesh e bekuar
Drejtësia e Zotit me „myhyrin“e saj
Sabahate Byci Autore
26.08.2025 e Mërkurë 09.21h
Gjakovë Rep. Kos Gjermani