Ngushëllime nostalgjikëve të Jugosllavisë

Kultura

Ngushëllime nostalgjikëve të Jugosllavisë

Nga: Adem Bytyçi Më: 2 shtator 2025 Në ora: 12:12
Autori Adem Bytyçi

Qofshin ata shqiptarë,

serbë, kroatë apo të tjerë,

duhet ta dinë

se Jugosllavia

ka vdekur njëherë e përgjithmonë.

Se cilët janë ata

që e duan rikthimin e Jugosllavisë

nga radhët e shqiptarëve në Kosovë

e që janë infiltruar në politikë

pas luftës,

më mirë se populli nuk e di askush.

Emrat i kanë të ndryshëm,

por qëllimin e njëjtë:

restaurimin e albanofobisë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat