Për ata sy,
etjen e zemrës,
e shuan përqafimi,
me mall e dashuri,
deri në pafundësi
Puthje e parë me afsh
tjetra e zjarrtë,
që djeg zemrën flakë.
Dy sy të përmallueshëm,
shikojnë në gjysmë shikim,
si dielli kur lind në agim
e sjell dritë e shkëlqim.
Frika nga ngrohtësia,
loti kuptohet,
se vjen nga dashuria.
Dashuria ka zjarr,
buzëqeshjen,
lotin që nxjerr nga syri,
e zemrën që dridh,
por frikës i jep besë
që mos të mbetet
foleja e zbraztë,
e me kujtime shumë.
Kjo e shtron rrugën me lule,
si një lulishte,
më lule shumë.