Nuk është mit
është një grua e thjesht
në mesin e atyre,
që kanë nevojë
për ndihmën dhe solidaritetin e saj
në momentet më të vështira të jetës,
kudo që gjendeshin në Botë.
Një pjesë të jetës e kalojë në Shkup,
në qytetërimin e Dardanisë së lasht
aty i dha vulën solidaritetit me të varfrit
dhe shenjtërisë të autoktonisë shqiptare ,
e cila u përhap me shpejtësi
në të gjitha meridianët në botë.
Se ishte Shenjtore
kjo edhe sot provohet,
sepse shumë të sëmur
edhe sot e gjejnë shërimin
Kur e vizitojnë varrin e saj.