Po ta them moj grua

Kultura

Po ta them moj grua

Nga: Musa Ahmetaj Më: 9 shtator 2025 Në ora: 22:11
Musa Ahmetaj

O me shkrim, o me gojë

Po ta them, moj grua

Nja dy muaj të plotë

Nuk do të flesh me mua

Kudo do të jem i pranishëm

Për të mirën e shtetit

Do të kërkoj përkrahje – vota

Për të parin e qytetit

Do ta vizitoj farefisin:

Daja, halla dhe kunata

As vetë nuk do ta di

Ku do të më zërë nata.

Ta them me zemër

Për ty do të më marrë malli

Vizitat e tilla nuk i dua

Vërtet i kam nga halli

Dëshira do të realizohet

Të jesh zonja e parë.

Ëmbël do ta pranojë veshi

Kur të më thërrasin z. Kryetar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat