Arioni në det pushon

Kultura

Arioni në det pushon

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 10 shtator 2025 Në ora: 21:41
Ilustrim

Arion, o Arion,
çukuluk çka po ban?
Për pushime në det ke shku,
me mamin e babin
këtë verë të bukur, me kalu

Në det duke pushu
duke u knaq në diell, rerë e uji
në zemrë plot gëzime,
e sy plot gaz.

Hej, hej, verë me diell,
në det valët po të thërrasin.
Hej, hej, lojë pa fund,
Arion buzëqesh e këndon!

Pas katër muajsh lojra e gëzime,
më në fund  erdhi koha për pushim,
shumë gjëra na i tregove,
me buzëqeshjen tënde,
neve na gëzove.

Ne po të pyesim,
në pushime si po kalon?
Mamin e babin,
a po i ndëgjon?

Hej, hej, verë me diell,
në det valët po të thërrasin.
Hej, hej, lojë pa fund,
Arion buzëqesh e këndon!

Porosi për ty Arion
thellë në det mos me shku
se je ende i vogël,
e s’din me notu.

Kalo mirë ore çukuluk Arion,
me mamin e babin pranë,
u gëzofsh në  këtë pushim,
me dashuri u rritësh për çdo agim.

Hej, hej, verë me diell,
në det valët po të thërrasin.
Hej, hej, lojë pa fund,
Arion buzëqesh e këndon!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat