Si ajo

Kultura

Si ajo

Nga: Gane Ahmeti Më: 14 shtator 2025 Në ora: 16:23
Gane Ahmeti

Si ajo që s’njeh kufi,

si ajo që lufton me shumë fuqi,

si ajo lozonjare, që punon, s’di të ndalet fare,

si ajo që s’e uli veten kurrë,

si ajo që s’ia zgjati dorën askujt.

Ajo botën e sheh ndryshe,

ajo lufton me fatin pa mëdyshje,

ajo nuk dëshironte të shkelej nga askush,

ajo nga askush s’pranonte kusht.

Ajo lutej veç te Zoti,

ajo rregulla nuk pranonte,

ajo me tërë qenien e shpirtit

për të drejtat e saj luftonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat