Propozim me vend
I mirë dhe jo i keq
Mendjen paska ndarë
Për plaka dhe pleq
E kam një këshillë
Mos u bëni barrë e huaj
Mendoni për vete
Dhe për gushën tuaj
Një natyrë me bollëk
Me thana dhe murriza
Duke i mbledhur ato
Do dilni edhe nga kriza
Nuk janë veç prralla
Por fitime aktuale
Kurrë nuk do bëheni
Për ndihma sociale
Kështu do të kaloni
Edhe kohën e lirë
Kryetari duke menduar
Për juve mirë e më mirë