Premtimet vazhdojnë

Kultura

Premtimet vazhdojnë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 20 shtator 2025 Në ora: 20:39
Musa Ahmetaj

Ju premtoj me zemër

Qytetin do e bëj me lule

Për juve pleq të nderuar

Çdo ditë për darkë fasule

Faleminderit për përkrahje

Fitorja është vetëm e jona

Për ata në asistencë sociale

Drekë e darkë prore makarona

Për ata që janë mbi peshë

Vërtet që janë në dietë

Çdo ditë për mëngjes

Do e kenë nga një pashtetë

Kushdo që ka vendosur

Të hyjë në martesë

Fotografitë e fejzbukut

Do të jenë pa pagesë

Po e jap edhe një premtim

Me sinqeritet dhe pa naze

Kush vdesë në mandatin tonë

Do ta ketë varrin e hapur-taze

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat