Deri kur kështu ?
Jemi bërë si hienat e tërbuar kohë pas kohe
Ulurijnë përtej lumi përtej mulliri.
Këtu me asgjë ky kuvend s’kuptohët
Paska ikur mes vëllezërish mirëkuptimi.
Miku i shtëpisë e shpërblen vrasesin
Dje na pat vrarë kullën na ka zjarrmuar
Vëllai i vëllait fshehurazi rrufit kafe me hasmin
A thua po ecim në rrugë syqorruar?
Po kalojmë çaste me klithma tmerri
S’e di ku na humbi qetësia e dashuria
S’e di ku na humbi trimëria e nderi
Ku na ka humbur besa dhe tradita?
Jemi bërë si retë e vjeshtës rrecka rrecka
Vjerrë nëpër pisha e molika
As dielli i lirisë nuk po i shkyen ato të mallkuara
Si s’po ju bjen ndërmend për heronjët dhe deshmorët
Pse kaç shpejt i harruat Betimet e shkreta.