Shumë njerëz e kanë maninë
Të shikojnë njeri-tjetrin në sy,
Kjo vlerësohet shumë te njeriu
Dhe ndikon në kulturën e tij.
Shikoni në sy njëri-tjetrin
Do lexoni mimikën e shprehjes,
Si një kontakt i çiltër njerëzor
Që vjen nga sytë e mirësjelljes.
Gjejini dy sy të tillë dhe fiksojini
Në vend t’fjalëve do kuptoni prore,
Kontaktin e marrëdhënieve të mira
Me sytë e mirësjelljes njerëzore.