Si sot më kujtohet
Para dymbëdhjetë vjet,
Na lindi një Plan
Me shtatë pika krejt.
Të cilat në pamje
S’dukeshin shumë,
Mirëpo luginasve
U hynin në punë.
Mblidhet lidershipi
Si grusht i pandarë,
Për ta çuar në vend
Me këmbën e mbarë.
Por, nga ajo ditë
Me vite, me muaj,
Për 7 pikat thuhet:
- Ka pi macja ujë!
Ndaj nisin bisedat
N’shesh të Kalemegdanit,
Përballen trimoshat
Në fushë të mejdanit.
Plani është në rregull,
Thonë të Beogradit:
- Do ta marrim shtruar
Në fund të mandatit.
Si rrota e ndryshkur
Sillen në trotuar,
Pluhuri i harresës
I zverdh në sirtar.
E menduan planin
Me pikat shtatë,
Që njihen në botë
Si numrat me fat.
7 ditë i ka java,
7 nota muzikore,
7 ngjyra ylberi,
7 mrekulli botërore.
7 kate i ka qielli,
7 thupra fuqia,
7 liqenet e Lurës,
7 keca mama dhia.
7 xhuxhët në përralla,
7 fishekë martina,
7 vrima koka,
7 parti Lugina.
7 male, kontinente,
7 pozita politike,
7 paga, honorare,
7 dashnore simpatike.
Nëse nuk bëhet
“Plani” me taktikë,
Do t’i shkoj si dhelpra...
Dashit në Selanik!