Ai që sheh dhe dëgjon larg

Kultura

Ai që sheh dhe dëgjon larg

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 shtator 2025 Në ora: 17:13
Autori Adem Bytyçi

Po të kalojnë vite e shekuj,

nuk harron kurrë.

Edhe pse kanë kaluar

me qindra vjet,

i kujtohet si sot,

se Nishi (Naisus),

Krushevci, Vranja,

Smedereva dhe shumë

vendbanime në Serbi,

kanë qenë territore shqiptare.

Ai që sheh dhe dëgjon larg,

vendbanimet shqiptare,

të cilat Serbia i ka aneksuar

me dhunë dhe terror,

nuk i harron kurrë.

I mban në mend si sot,

ua përcjell gjeneratave

që pas tij vijnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat