Po e jap një premtim të ri
Se ka dhënë askusht tjetër
Unë po e them publikisht
E ju shkruani edhe në letër
Në toaletet e komunës sonë
Kamerat do të vendosen
Do t’kemi fakte për punëtorët
Sa herë në ditë po tymosen
Pastaj në guacën e toaletit
Ujin prore kush nuk e lëshon
Në komisonin disiplinor
Pa fare mëshirë do të shkon
Këto kamera “ të sigurisë”
Do kenë edhe tjera efekte
Jam i pari prej të parëve
Që kam ide dhe projekte
Meritat dhe sukseset
Patjetër i takojnë të parit
Shikimet në këto inqizime
Janë kompetencë e kryetarit