Hasan Koltraka në odë Hoxholli
Dhe pérmend per trimeri
Shehri i Dibres si Stambolli
I peshohet fjala me flori...
Fort kjo Dibra bëka potere
Nuk duron sundim Turqie
Në Ditë Shengjegji e Ditë Vetë
I bëjnë festat me alltije...
Nuk japin taksa, nuk çojnë nizamë
Është terbuar në saraje Sulltani
Per në Dibër ka nis fermané
Në Porté të Lartë të vij Hoxholl Dibrani.
Ky Hoxholli ka vënë merak
Nuk po di si do i vejë halli
Me Hasanin kish pirë gjak
I kërkon mendim prej vllami.
Do bije sonte në Kryq Ujor
Në Trojvogjël buzë Drinit të Zi
Do takoj një plak hyjnor
Të llafosemi sy më sy...
Hasan Koltraka i hypi atit
Në Trojvogjël arrin për gjashtë sahat
Kali e ndali vrullin e vrapit
Tek Man Kacani, në konak.
Nga Hoxholli po të sjell selamin
Man Kacanit iu drodh mustaku
Dibra të bëj gati taganin
Drini i Zi do skuqet prej gjaku...
Hoxholli të mos I shkoj Sulltanit
Sikur i kapi Skënderbeut tete gjeneralë
Ai ka shpirtin e satanit
Nuk ka besë e nuk mban fjalë.
Në vend të tij të nis një sozi
Ta bëj gati me gjithë takëmet...
Pa vuajtur në Bitol, u bë batërdi
Lajmi i hidhur tronditi malet.
Mbi Grykë të Radikës dielli doli
Hoxholli mbyllur rrinte në kullë
Lajmin e zi dikush e solli
Vajtimi nisi në gra e cullë...
U vërtetua plani I Sulltanit
Hajredin Pashën e nisi me ushtri
Duke pyetur mal pas mali
Ku është Dibra e ku Drini i Zi.
Hasan Koltraka nip kishte Salë Demirin
Dollamë kuqin, Again e Nëntë Maleve
Sheh Zerqani për bukë siguroi misrin
Shëllirën e gjizën, Bulqiza e halleve...
Ndaj ju këndua kenga:
Bujare qënka dhe kjo Bulqiza
Me ata male ku këndon thellenza
Nuk iu soska shellira e gjiza.
Salë Demiri në Dibër të Vogël
E Sal Markja në Dibër të Madhe
Kanë krijuar të tmerrshmin vorbull
Ku la Pasha ushtrinë mjerane.
Se kjo Dibra të lë pa fjalë
Kur vjen puna për trimëri
Në çdo shtëpi ka një gjeneralë
Që në lufte bëjnë mrekulli.
Ndaj dhe Dibra ngriti këngen
Për dy trimat legjendaré
Nuk kanë dallim fëmijët për nënën
Janë një lloj, nuk kanë të ndarë.
Ky Sal Markja e Sal Demiri
Si dy unaza xhevahiri
I ka Dibra dritë në sy
Nuk po dinë kush është më i miri.
O moj Kidën stel arushe
I ke dalë urdisë për fushe
Në Fushë Gjoricé e te Kalaja
Hajredin Pashës i ra damllaja.
Kjo është e verteta e madhe
Që balle i bëri pabesisë
Dibra e Vogla e Dibra e Madhe
Shkruajtën faqet e historisë.
Nismétare e kësaj historie
U bë 100 vjeçarja filozofe, Nënë Zelie.
Nuse në Trojvogjël more bekimin e Zotit
Engjëllushe ti je nusja ime e mirë
Ndaj po ta lé Ty këtë amanet
Vargjet që shkruan i lexojnë me dëshirë
Përndryshe dheu nuk ka me më tret...
Nene Zelia historinë ma tregoi për së gjalli
Ndaj dhe unë sot e mbajta fjalën
E vërteta të mësohet djalë pas djali
Kështu heronjtë e Kombit do të ringjallen...