Shuplaka simpatike

Kultura

Shuplaka simpatike

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 4 tetor 2025 Në ora: 10:20
Karikatura

Në Kopenhagen, në sallën solemne me dekor,
Rama ecën serbes, karizmatik plot me humor.
Trumpi bën një lapsus, në vend të Armenisë,
thotë: “Paqe midis Azerbajxhanit e Shqipërisë!”.

Por Rama nuk priti, qeshi dhe tha me ironi:
“Amerika punoi, ja, paqja erdhi me mirësi!”.
Mirëpo Makroni, serioz si një pikturë murale,
s’e përshëndet marrëveshjen e merr personale.

“Duhet të kërkosh falje!”- thotë Rama me batutë,
“pse s’ma uroni këtë sukses, kaq të qetë e të butë!”.
Makroni me humor i jep një flakaresh simpatike,
ashtu siç mori ai nga bashkëshortja e tij xhelozike.

Në rrugët evropiane, me gafa, batuta e buzëqeshje,
shkundet planeti nga shiu që nuk pushon me reshje.
Në samit, ku serioziteti shkon me humorin miqësor,
shuplaka alegorike bëhet “hit” diplomatik botëror!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat