Si zakonisht

Kultura

Si zakonisht

Nga: Musa Ahmetaj Më: 5 tetor 2025 Në ora: 13:25
Musa Ahmetaj

Edhe këto zgjedhje

Nuk po kalojnë pa bujë

Nuk premtohet tjetër

Vec kanalizime dhe ujë

Të gjithë në lista zgjedhore

"akademikë" dhe kalemxhinj

As me i vogli premtim madje

Për skamnor dhe dertlinj

Kudo fushatë zgjedhore

Ne qytet dhe në katund

Askush nuk e qeli gojën

As per drogë -e as për shund

Premtime të shumta

Madje madje si gjithherë

Por a thua në këtë vend

A ka fare pensionerë

Si cdo herë nëfushatë

Edhe kësaj kishin moto

Ta përdorim facebokun

Me sa më shumë foto

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat