Era ulurinë nëpër dritaret e thyera tej përtej
Zogjtë duke ikur lënë vetëm pendëlat gjurma
Qielli një rrjetë e dendur me peshqi të murëm
Zërin e trishtuar e nxjerrin gërmadhat pa gojë
Ah, Palestinë, kush ta shkroi emrin në tym
Vorbulla tinzake i qon peshë gjethet e zymta
Si do heshtje, sikur t’mos ishe bijë e perëndisë
Dhe sikur të ankoheshe, i ngjanë melankolisë.
Zonja frikë, sikur gjoksin e shpon nga breshëri
Frymëmarrjen akull e ruajnë ullinjt e shuar për dhe
Stuhia i varros pa rruzgjare kambanat e zymta
Atje ku edhe dielli fshehët pas kodrave shkëmbore
Plot klithma përballë detit jehojnë të braktisura
Sikur çdo gjë në ty përmbytej nga e pa ngopura «mortajë»
Por, prap ti je një mrekulli në mes etjes e urisë
Më e fortë se shkëmbi n’mes rrënimeve e dhembjes
E përbuzur nga lojrat e egra n’mes demave me brina
Ku e gjenë gjasimin paqa e jote, të ngritet në këmbë Palestina.