Prevalla dridhet

Kultura

Prevalla dridhet

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 tetor 2025 Në ora: 16:13
Autori Adem Bytyçi

Jo nga tërmeti,

por nga disa politikanë.

Sepse Prevalla,

kjo perlë e Prizrenit

dhe e gjithë Kosovës,

thuhet se do t’i ndahet Prizrenit

për t’iu dhënë për ta qeverisur

një komuniteti pakicë,

i cili nuk e ka pasur kurrë.

Ky lajm i papritur

ka indinjuar të vegjël e të mëdhenj

në mbarë Kosovën.

Prevalla — vendi

ku gjejnë shërim qytetarë

që vuajnë nga kanceri i mushkërive

dhe nga shumë sëmundje të tjera —

do të mbetet gjithmonë e Prizrenit,

e qytetit historik,

të cilit i ka përkitur

që atëherë

kur në Prizren e në Prevallë

nuk ka pasur asnjë popull tjetër,

përveç Pellazgëve, Ilirëve dhe Dardanëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat