Edhe pse me shumë vonesë

Kultura

Edhe pse me shumë vonesë

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 tetor 2025 Në ora: 16:11
Autori Adem Bytyçi

Pas luftës në Kosovë

identifikohen spiunët,

burra e gra

që kanë bashkëpunuar

dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë

me Serbinë, armikun tonë shekullor.

Kundër tyre, pa vonesë,

duhet të veprojë ligji,

sepse kërcënojnë

sigurinë tonë kombëtare

gjithandej në mbarë Kosovën.

Ndëshkimet duhet të jenë të ashpra

për t'u dhënë mend

edhe atyre që mendojnë

të veprojnë si këta,

që rrezikojnë pavarësinë e shtetit tonë

të krijuar me shumë sakrifica, vuajtje, mund e gjak

nga bijtë dhe bijat më të devotshëm

të kombit tonë,

i cili në këto troje gjithmonë

ka qenë autokton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat