“Muri i heshtjes” i Gani Mehmetajt është romani i tretë që do t’i ofrohet lexuesit francez me parathënie të Suadela Balliut, drejtoresh e shtëpisë botuese UETPRES nga Tirana.
Ndërkaq, do ta përkthej Abidin Krasniqi (përktheu dy romanet e të njëjtit autor: ‘Zogjtë e Qyqes dhe ‘Lufta e pengjeve”).
Kohë më parë ai ishte në Kosovë, ndërsa pati interesim të sheh qytetin e autorit dhe vendet ku zhvillohen ngjarjet dhe ku ndërthuren fatet e njerëzve.
Muri i heshtjes është rrëfim i trishtë për dy të rinj, Gjini dhe Milena, ai vendës shqiptar, ajo vajza e kolonit serb, që vuajnë në mjedisin ku ka shumë urrejtje e pak dashuri.
Suadela Balliu në parathënie shkruan: Me një tis mjegulle përrallash e gojëdhënash na i vesh sytë Gani Mehmetaj, në hyrje të këtij romani , dhe na fton të zhytemi në botën e mitologjive të gadishullit dhe në atë të personazheve të ndërtuar brenda narracionit të Realizmit Magjik.
Faqja e parë e romanit "Muri i heshtjes'.
Autori dhe përkthyesi para kinemasë së vjeter të qytetit të Pejës.