Dy episode nga jeta e filozofit të madh, Emanuel Kant

Kultura

Dy episode nga jeta e filozofit të madh, Emanuel Kant

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 20:13
Emanuel Kanti

 Emanuel Kanti e trajtonte si prioritare paraqitjen, vishej bukur dhe me shije. Një ditë kur po shkonte në universitet për të dhënë leksione kaloi nën një dritare ku e zonja e shtëpisë po ujiste lulet.

Kanti u ndot nga rrobat, dhe i zemëruar hyri në shtëpi e zonjës duke protestuar me zë të lartë dhe me pak filozofi.

Zonja e shtëpisë bashkë me ndjesën e përulur i ofroi filozofit gadishmërinë dhe përkushtimin e pashoq për ndreqjen e gabimit, pastrimin e rrobave.

Kur filozofi u qetësua pak, gruaja e pyeti se kush ishte. Me ta marrë vesh i tha:

- Kam kënaqësinë që u njoha me ju.

- Edhe unë i tha Kanti i qetë, por rasti përkundrazi nuk më pëlqen.

- Ndërsa mua, - i tha gruaja e zgjuar, më pëlqen pikërisht rasti. Kështu, kur dikush do të më qortojnë se kujdesem shumë për veshjen time, do të mbrohem duke sjellë si shembull filozofin e madh.

__

* Kanti kënaqej shumë kur vështronte qiellin me yje. Një ditë i tha një miku:

-Dy gjëra më detyrojnë më shumë se se çdo gjë tjetër: qielli me yje sipër meje dhe ndërgjegja morale brenda meje.

* Kanti kishte një shkrim tmerrësisht të keq, pothuajse të palexueshëm. Më 1770 kishte ngarkuar nxënësin e tij të kopjonte disa shënime që i duheshin. Nxënësi shkoi njëherë tek ai për t'i treguar një frazë që nuk arrinte te deshifronte.

Kanti e shikoi dhe e rishikoi shkrimin dhe pastaj, duke vënë duart në kokë, tha;

- Miku im, kur shkrova këto rreshta vetëm unë dhe Zoti ishin në gjendje t'i deshifronim. Tashmë është vetëm Zoti që mund ta kryejë këtë punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat