Tupani rreh për ata që kanë veshë

Kultura

Tupani rreh për ata që kanë veshë

Nga: Adem Bytyqi Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 19:27
Adem Bytyqi

Qeveritë në Kosovë
shkojnë e vijnë,
secila mburret
për të arriturat e saj.

Qeveritë në Kosovë
shkojnë e vijnë,
flasin për zhvillim ekonomik,
shëndetësi, infrastrukturë,
për arsim e kulturë.

Kur flasin për arsim e kulturë,
përveç anomalive të shumta
në këtë fushë,
mbyllja e shkollave
në mungesë të nxënësve
ka hasur në veshë të shurdhër.

Një lajm shumë i keq,
se në Kosovë
është duke pësuar
edhe faktori demografik.

Ky fenomen, sado
lajm i padëshirueshëm
për Kosovën,
deri më tani, për fat të keq,
asnjë qeverie
nuk ia ka tërhequr vëmendjen
për të kontribuar
që shkollat të mos mbesin
pa nxënës
dhe të nxitet shtimi natyror i popullsisë.

Sepse pas disa vitesh,
Kosova do të ketë shumë pak banorë,
një e ardhme e dhimbshme për Kosovën,
të cilën, përveç Serbisë,
nuk do ta dëshironte askush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat