Qerthull i turpshëm

Kultura

Qerthull i turpshëm

Nga: Dedë Preqi Më: 19 tetor 2025 Në ora: 14:34
Dedë Preqi

Rrjedhat e lumit turbull

Merr ndryshk stolia e jonë,

As ëndërr në gjumin e butë

Nuk e kishim përjetuar si aromë.

Largë më largë qeshje e fshehur

Zjerë e pjekë në furrë një shekull,

Në vajë e dhimbje të pa parë

Duke pritë një prush të ngrohtë.

Në kufinin e vjel thatë

Si lule e shkundur në gji hiri,

I mashtruar gjërë e  gjatë

Me pak fije shprese e shpëtimi.

Kosovë, etjen e kishe te një krua

Në ditë e stinë i mjegulluar,

Për një pikë shi i djegur në sy

Përshesh me dhembje ke përbi.

Sot, merr lëndim në diell të ri

Ëndërrat e tua vjedhen në shesh,

Buza dridhet për një ditë më të mirë

E thenë këmbën në vrap me hap.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat