Brekët

Kultura

Brekët

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 22 tetor 2025 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Në kohë sulltanati, nuk kishte hajgare,
Fjala e sulltanit vlente sa pesë minare.
Një nëpunës në shërbim të perandorisë,
Zbulon “sekretin” tek arabët e Arabisë!

Ata, mos o Zot, nën kandurat e bardha,
S’mbanin brekë, kurse shitnin kopalla.
Zemërohet Sulltani, nuk përmbahet hiç:
“Kush kapet pa brekë - dënohet me ligj!”

Nuk shkoi shumë kohë, e zunë një arab,
S’e kishin për turp e ndiqnin në çdo hap.
E çojnë te gjyqtari me gjithë protokoll,
Në mes të sallës - një “show” n’Stamboll!

E pyeti Kadiu: - Si të quajmë, mor burrë?

- A jeni i martuar, apo nuk ke qenë kurrë!

Unë jam Hikmeti, kam 6 gra dhe 30 fëmi’

Me ndihmën e All-llahut, dukem fare i ri.

Kadiu nuk u mbajt nga e qeshura me bark,
U mat me laps dhe pa u hamendur aspak.
Dorën në mjekër, pruri një vendim të prerë:

- Ky njeri s’ka faj, publiku qoftë me nder!

Ngase si ky burrë, i cili s’ndalet ditë e natë,
S’ka si vesh brekë, në punët që i sjellin fat.
Ta falim këtë burrë - të lirohet nga kjo padi,
Brekët i mungojnë, por punën e ka mrekulli!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat