Koha që ikën

Kultura

Koha që ikën

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 23 tetor 2025 Në ora: 12:10
Autori Milazim Zeqiraj

Nga këtu deri atje, 

rreze dielli, rreze drite. 

Koha që ikën, 

i ngjajnë dritës së fikur.

Ka kohë që kemi mbetur,

si zogjve kur ju lëndohen krahët.

Askush, por edhe ne vetë,

s´merrem me vetveten.

Ne s´jemi si më parë,

e vërteta po na ik pa e parë.

Jemi bërë pre e premtimeve,

ato si pranuam fitore, 

nga ne se morën bekimin.

Jemi zgjuar nga gjumi,

por jemi pushtuar, 

nga mendësi e pa kuptim.

Nga kjo ëndërr e pa kuptim,

e kemi harru veten tonë,

kur shpresën e kemi matur me premtim.

Tani nga askush s´presim mrekulli,

sot fjala e jonë nuk është lutje,

por thirrje për punë e bashkëpunim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat