Shkëlqimi i dashurisë

Kultura

Shkëlqimi i dashurisë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 25 tetor 2025 Në ora: 06:40
Milazim Zeqiraj

Bukuria në dashuri ka shkëlqim.

Lëviz si hije e lehtë,

unë hije s’jam.

Dashuria, 

dorë e butë, që ledhaton qiellin.

Bukuria, këngë,

ku hëna dhe yjet

janë përherë në përqafim.

Në zemër hidhet vallja e bukur,

që ruan dashurinë si kujtim,

për ata,

që dikur e kujtojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat