Dita Botërore e Trashëgimisë Audio-vizuale

Kultura

Dita Botërore e Trashëgimisë Audio-vizuale

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Dita Botërore e Trashëgimisë Audio-vizuale shënohet çdo 27 tetor.

Kjo datë u zgjodh nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audio-vizuale, përcjell KosovaPress.

Dokumentet audio-vizuale, si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekujve 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë mbrojtjen e identitetit kulturor të njerëzve, por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur qe nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimitë audio-vizuale në botë janë të rrezikuara, thuhet në ueb sajtin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat